Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Reagon Cakaj

Feb 20, 2020 | 20:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

1111-600x360

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Twitter.

Tutje, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.

Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, përfundon Thaçi.

Reagon Cakaj

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përshëndetur njohjen e Republikës së Kosovës nga Xhamajka.

“Ky veprim shënon një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës dhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shume e fuqishme në arenën ndërkombëtare.” – thekson Cakaj në reagimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura