Një tjetër humbje e madhe për ushtrinë ruse, forcat ukrainase vrasin drejtuesin e lartë ushtarak

Apr 2, 2022 | 16:55
SHPËRNDAJE

Ushtria ruse vjon të pësojë humbje të konsiderueshme të kapaciteteve drejtuese ushtarake në Ukrainë. Një tjetër nga kolonelët e Vladimir Putin është vrarë në një aksion këtë të shtunë.

rusi

Nënkoloneli Vitaly Slabtsov, 43 vjeç, ishte një parashutist elitar me brigadën e 83-të ajrore me bazë në Ussuriysk në Rusinë lindore.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Slabtsov u vra gjatë një operacioni special në Donbas, megjithëse nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me vdekjen e tij.

Funerali i Slabtsov u mbajt në Ryazan në Rusinë qendrore , shtëpia e parashutistëve rusë, të premten. Trupi i tij u vendos në një arkivol të mbyllur, gjë që tregon se ai kishte pësuar plagë shkatërruese në luftë.

nenkoloneli rus

Slabstov është figura më e fundit ushtarake ruse e profilit të lartë që ka humbur jetën në Ukrainë

Të paktën tetë kolonelë të tjerë rusë besohet se janë vrarë gjatë që nga fillimi i luftës.

Koloneli Denis Kurilo, komandanti i brigadës së 200 , u vra në betejë këtë javë gjatë një sulmi në Kharkiv.

Gjithashtu Koloneli Nikolay Ovcharenko, shefi i trupave inxhinierike të Qarkut Ushtarak Perëndimor, u vra në një pritë që la të vdekur 18 rusë pranë një ure ponton mbi lumin Siverskyi Donets, po këtë javë.

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë besojnë se Rusia ka humbur midis 7,000 dhe 15,000 trupa që nga pushtimi i Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura