Një person shkon i plagosur në spitalin e Vlorës, kërkon ndihmën e mjekëve. Policia nis hetimet

Sep 25, 2022 | 10:06
SHPËRNDAJE

Një person ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës këtë mëngjes, për një plagë të shkaktuar nga thika.

spital-vlore-1

Korespondenti i Panorama bën me dije se personi i cili është paraqitur në spital i plagosur është moshës 41 vjeçare.

Panorama ka mësuar se i plagosuri është shtetasi Serxhio Shatolli.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur plagosja e tij, por bluzat e bardha kanë vënë në dijeni policinë për rastin.
Mësohet se i plagosuri do të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura