Një person shkon i plagosur në spitalin e Sarandës në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është goditur me kaçavidë (EMRI)

May 15, 2022 | 10:28
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar është paraqitur në orët e para të mëngjesit të së dielës në spitalin e Sarandës me plagë në qafë.

Spitali-sarande

Sipas burimeve të Panorama.al i plagosuri i identifikuar si Erlind Rumani, dyshohet se është goditur me thikë ose kaçavidë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 pranë vendit të quajtur “Plazhi i Ri”. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm ai është larguar nga spitali. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.

Njoftimi i policise

Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobta është konfliktuar me një shtetas tjetër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura