“Një pakicë individësh tradhëtarë që mund të na bëjnë hatanë, nuk duhet të …” – Rama: Ushtria do vihet në mbrojtje të popullit. Duhet t’i ndalim me çdo kusht!

Mar 20, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në nje postim ne facebook thote se ushtria do te dale e gjitha ne rruge per te mbrojtur popullin nga disa individe, te cilet i  ka quajtur tradhetare te vertete. 

rama

Rama ka theksuar se per te mbrojtur qytetaret duhet perdorur çdo mjet, madje ka paralajmeruar heqjen e plote te lirise per ata qytetare, qe nuk terhiqen nga rruga e tyre qorre.

Postimi i Ramës në facebook: 

? TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE?

? DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE?

? POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura