“Një magjistar i pasurive të paluajtshme”- Sekretari i Përgjithshëm i PD i përgjigjet Berishës: Me trafikantë droge si palë, blen prona e i shet brenda vitit me…

Jan 27, 2022 | 12:33
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në seancë plenare, ku nuk ndali me akuzat ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm.

Duke ironizuar me Berishën, Bardhi flet për “rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!”

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura