Një letër me fjalën “bombë” trondit avionin e Turkish Airlines, bën ulje të detyruar. Rezulton alarm fals

Mar 30, 2015 | 14:39
SHPËRNDAJE

Ka rezultuar i rremë alarmi për bomë në avionin e Turkish Airlines. Fluturimi, me më shumë se 250 njerëz, ishte rrugës për Brazil kur u detyrua të ndryshojë kursin dhe të bëjë ulje emergjente në Kazablanka të hënën pas një kërcënimi për bombë.

Lajmi ne mediat turke

Sipas CNN turk, devijimi i rruges dhe ulja emergjente erdhi pas nje alarmi per bombe, qe nuk saktesohet se prej kujt eshte dhene. “Avioni me 250 pasagjerë në bord u detyrua te shmanget gjate rruges dhe boeingu 777 u ul ne Kazablanga ne oren 12.30 minuta”- raportojne mediat e huaja. 

Sipas agjencise se lajmeve turke “Hyrriet”, ekipet e sigurisë janë po kërkojnë në të gjithë aeroplanin pasi një shënim në lidhje me një sulm me bombë u gjet ne tualetin e avionit. 

Mediat e huaja, qe raportojne lajmin, i rerefohen nje zedhenesi te paidentifikuar te kompanise ajrore. Reuters italia duke iu referuar ketij zedhenesi sqaron se fluturimi Tk 15, ishte nisur nga Stambolli dhe u detyrua per nje ulje ne Kazablanka. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura