Një klub italian, gati të kthejë Shkëlzen Gashin në Europë

Jun 29, 2016 | 13:07
SHPËRNDAJE

Gabimi para portës së Zomer në ndeshjen kundër Zvicrës i kushtoi shtrenjtë Shkëlzen Gashit, i cili përveç atyre pak minutave ndaj helvetëve, nuk u kthye më në fushën e lojës gjatë Euro 2016.

13442094_1194742490545082_1989171816_o

Lojtari ka udhëtuar dje drejt SHBA-së, për t’iu bashkuar përsëri skuadrës së Kolorado Rapids në MLS. Por disa klube në Europë janë vënë në ndjekje të tij, pasi mendojnë se ai mund të jetë përsëri shumë i vlefshëm në “kontinentin e vjetër”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Peskarës i ka hedhur sytë nga sulmuesi shqiptar, e bindur se ai mund të tregojë të gjitha vlerat e tij në kampionatin italian.

Pengesa kryesore mund të vijë jo nga mos dëshira e Gashit për t’u kthyer në Europë, por nga rroga e madhe që ai kërkon. Në SHBA, Gashi përfiton rreth 1,5 milionë dollarë në vit, një shifër e cila për një klub si Peskara është e papërballueshme.

Megjithatë, klubi italian po monitoron situatën dhe nëse Gashi do të mërzitet nga eksperienca amerikane, është gati të bëjë lëvizjen për ta marrë në Serinë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura