Durrës, Nishani takon lojtarët e Kombëtares. I jep shtetësinë shqiptare trajnerit De Biazi

Mar 28, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot nje takim me lojtaret e Kombetares, nje dite para ndeshjes me Armenine.

Nishani duke i dhene shtetesine trajnerit te Kombetares

Nishani ka shkuar ne Durres, ku ekipi eshte duke qendruar gjate kesaj kohe, dhe u ka uruar atyre fat gjate ndeshjes.

De Biazi me dokumentin e shtetesise shqiptare

Po sot, një ditë para ndeshjes me Armeninë për “Euro 2016”, trajneri i Ekipit Kombëtar të futbollit, Xhani De Biazi, ka marre gjithashtu shtetësinë shqiptare nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. 

Trajneri eshte shprehur i emocionuar dhe i kenaqur qe tashme mban pasaporten shqiptare, nderkohe qe Nishani e ka cilesuar ate si shqiptarin me te ri. 

Edhe pse trajneri De Biazi nuk ka pasur probleme me shtetësinë e tij Italiane këtu në Shqipëri, paisja e tij me pasaportë shqiptare duket si një xhest inkurajues për Kombateren në prag të ndeshjes me armentët.

Xhani De Biazi

Më herët, Xhiani De Biazi ka deklaruar se do të kishte dëshirë të paisej me pasaportë shqiptare pas kontratës 3-vjeçare të lidhur me Ekipin Kombëtar. “Ah…, e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtetësinë shqiptare. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare: Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”,-ka thënë De Biazi tre muaj më parë në faqen zytare në internet të “Tifozëve Kuq e Zi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura