Një ditë para ditëlindjes, partnerja e Olsi Bylykut zbulon se është infektuar me Covid-19! Ja gjendja e saj shëndetësore

Sep 13, 2021 | 14:53
SHPËRNDAJE

Egli Tako, partnerja e Olsi Bylykut, do të festojë ditën e nesërme ditëlindjen e 24-të dhe këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

egli tako olsi bylyku (10)

Mirëpo, përveç kësaj, Egli tregoi se kjo nuk do të jetë si të gjitha ditëlindjet e tjera, pasi është infektuar me Covid-19. Në një postim në Instastory, Tako shkroi:

Për të qenë e sinqertë, nuk jam shumë entuziaste për ditëlindjen… Pasi vuajta me ankthin dhe depresionin, tani rezultova pozitive me Covid-19.

Thonj të parregulluar, flokët, qerpikët, vetullat, trajtimet për t’u ndjerë si vajza e ditëlindjes si çdo vit tjetër… Siç e meritoja vërtet!

Ndihem keq, pa fuqi dhe e pa motivuar… Vesh gjatë gjithë ditës rrobat e të dashurit tim, madje edhe të brendshmet e tij… haha!

Pra, po. Dita e 7-të me Covid. Dhurata më e mirë për këtë ditëlindje është që ta kaloj këtë situatë lehtë dhe pa komplikime. Shëndeti mbi të gjitha!”.

egli tako (2) egli tako (1)

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Instastory më parë, teksa fliste për mënyrën si e ka menaxhuar ankthin, Egli shkroi: “Duke e pranuar, duke bërë terapi, duke i thënë vetes që do kalojë. Por edhe medikamente për një kohë të shkurtër me recetë mjekësore. Që të kalojë plotësisht do kohën e vet, nuk është një periudhë e prerë me thikë. Thjesht vjen e zbehet derisa mësohesh të jesh aktiv, e kupton se më e keqja ka kaluar. Jam në përmirësim”.

egli tako (1)

Nga ana tjetër, kur u pyet nëse mendon të bëjë një fëmijë me aktorin e humorit, Tako tha: “Patjetër, por kur të vijë koha e duhur…”.

olsi bylyku egli tako (3) olsi bylyku egli tako (2) olsi bylyku egli tako (1) olsi bylyku egli tako (12) olsi bylyku egli tako (10) olsi bylyku egli tako (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura