“Një ditë do të vinte për të takuar të dashurën”/ Si ra në kurth trafikanti shqiptar i qenieve njerëzore

Dec 29, 2019 | 12:29
SHPËRNDAJE

 

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunën në Itali, në fshatin Monteroni d’Arbia, afër Sienës.

944bb02e894767dc1c7332dcc342838c

Shteti belg kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj për trafikim të qenieve njerëzore. Karabinierët italianë e arrestuan atë teksa po vizitonte mikeshën e tij.

Karabinierët ishin të bindur se njeriu një ditë ose një tjetër do të shkonte në fshatin e vogël toskan. Kështu që ata vendosën të vënë në vëzhgim shoqen e tij. Burri nën urdhrin e arrestit më në fund mbërriti në Monteroni d’Arbia ku edhe u arrestua.

I riu shqiptar dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar trafikantësh njerëzorë. Kjo organizatë kriminale merrej me futjen e paligjshme të emigrantëve në Evropë që vinin nga Azia dhe Afrika. Grupi merrej me kalimin e tyre të paligjshëm dhe kushtueshëm nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar.

Në shtetin belg, 29 vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura