Një buzëqeshje e rrallë!

Jan 31, 2013 | 20:54
SHPËRNDAJE

Një këlysh luani, që gjendet në një kopsht zoologjik në Shtetet e Bashkuara i ka dhuruar një buzëqeshje fotografit, Randy Rimland, i cili po realizonte disa fotografi në kohën kur kafshët po relaksoheshin.

54- vjeçari ka thënë se mbeti i habitur, ndërsa papritur ai mori një buzëqeshje të madhe nga këlyshi i vogël, ndërsa bënte foto në kopshtin zoologjik të Kolumbias.

“Nuk e di nëse kafshët kanë kapacitet për  të qeshur, por qeni im e bën këtë shpesh. Ju nuk mund të merrni këtë shprehje fytyre, nëse nuk keni durim”- është shprehur fotografi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura