Nisin zjarret në Greqi/ 88 vatra në 24 orët e fundit, shtatë të arrestuar

Apr 7, 2024 | 22:10
SHPËRNDAJE

Edhe pse jemi në mesin e pranverës dhe temperaturat janë duke u rritur gradualisht, në Greqi kanë nisur zjarret.

zjarre

Vetëm në 24 orët e fundit, raportohet se janë krijuar 88 vatra zjarri, ndërsa në pranga kanë rënë shtatë persona.

Siç thuhet në njoftimin përkatës të Zjarrfikësve, arrestimet u kryen në bashkitë Monemvasia Lakonia, Chania, Heraklion, Argolis, Agrinio, Oropos dhe Mani.

Përveç të arrestuarve, është vendosur masë administrative prej 500 eurosh ndaj pesë personave të tjerë.

Kujtojmë që vitin i kaluar ishte shumë i vështirë për Greqinë, e cila për më shumë se dy javë zjarre masive dogjën një pjesë të madhe në verilindje të vendit, duke shkaktuar edhe rreth 21 viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura