Nisin kontestimet në PD, Doda përkujton Olldashin

Jun 23, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, komentin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit e ka lidhur me kujtimin e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi. Deputetja kujton këshillën e ish-kolegut të saj Olldashi, i cili politikën e vlerësonte si filozofi dhe inspirim dhe jo si matematikë. 

Foto e publikuar ne profilin e Mesila Dodes ne “Facebook”

“Të paktën sot biem dakord të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ia kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash…është filozofi dhe inspirim”, shkruan Doda në Facebook.

Deputetja e demokrate njihet si një nga mikeshat më të afërta të deputetit Sokol Olldashi dhe një nga mbështetëset kryesore të tij, kur ai garoi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Mesila Doda nuk ka qenë pjesë e fushatës elektorale në mbështetje të kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, pasi u penalizua nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Vendimi i kryedemokratit Basha u mor menjëherë pas thyerjes së vendimit politik që deputetja demokrate Mesila Doda mori për votimin e heqjes së imunitetit të ish-deputetëve të maxhorancës Tom Doshi dhe Mark Frroku në Parlament. Basha përjashtoi deputeten Mesila Doda nga grupi i demokratëve që u shpërndanë të gjithë vendin në mbështetje të kandidatëve të opozitës në 61 njësitë vendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura