Nisin flirtimet e para mes Baniadës dhe banorit të ri në “Big Brother VIP”

Nov 24, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

Valon Shehu është banori i ri që iu bashkua “Big Brother VIP” mbrëmë. Konkurrenti tha gjatë klipit prezantues se është beqar dhe se vajza që e tërheq më shumë në shtëpi është Beniada Nishani.

beniada nishani, valon shehu (6)

Pas kësaj deklarate, Valoni duket se nuk ka humbur kohë për të nisur flirtimet e para me modelen seksi. Teksa ishin ulur në oborrin e shtëpisë, banorët filluan t’i bënin pyetje të ndryshme Shehut, për ta njohur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Semi: O Valon, këndo një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada.

Valoni: Beniadës i këndoj vetëm. Kjo do më mësojë italishten që t’i këndoj pastaj në italisht.

Beniada ka treguar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi se ka qenë e lidhur me një futbollist italian për shtatë vite. Modelja zbuloi se ka qenë e ëma ajo që i shtyu të krijonin një histori dashurie bashkë. Megjithatë, Nishani pranoi se nuk e përjetoi keq ndarjen, për shkak se ishte ajo që e kërkoi diçka të tillë.

“Jam single. Më shtyu mami, është faji i saj, ishte futbollist, lozte në Milano. Kur isha 16-vjeçe, atëherë ishte ndryshe, nuk lyhesha, nuk vishesha, tani janë ndryshe. Nuk e përjetova keq ndarjen sepse e lashë unë”, tha ajo para disa javëve.

beniada nishani, valon shehu (3) beniada nishani, valon shehu (7) beniada nishani, valon shehu (2) beniada nishani, valon shehu (4) beniada antonela (11) beniada antonela (8) beniada antonela (10) beniada nishani1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura