Nisin audicionet për Topin e Artë, tre favoritë dhe dy të panjohura

Apr 24, 2024 | 15:47
SHPËRNDAJE

Sezoni 2023-2024 fillon numërimin mbrapsht. Gara shumë mujore ku skuadrat dhe lojtarët më të mirë në botë kanë garuar në kërkim të lavdisë. Yjet e mëdhenj kanë treguar edhe një herë forcën e tyre të madhe në kërkim të çmimit individual më prestigjioz në planet: “Topin e Artë”.

topi i arte

Betejat kryesore që do të përcaktojnë fituesin janë ende rrugës. Finalet e kampionateve, Liga e Kampioneve, “Euro 2024” dhe “Copa America” do t’u japin prekjen e fundit betejave që filluan gushtin e kaluar. Megjithatë, në këtë pikë të vitit 2024, tashmë mund të nxirren disa përfundime të rëndësishme duke parë, mbi të gjitha, historinë e këtij çmimi. Lojtarë që e nisën si favoritë, por që e kanë parë sesi zhvillimi i muajve dhe rezultatet i kanë lënë jashtë garës.

JASHTË GARE – Haland, i cili pavarësisht golat e shumtë, është larg nivelit të tij më të mirë dhe i ka mbetur pak kohë. Jashtë Europianit, ai duket i përjashtuar nga gara. Në të njëjtën situatë me të ndodhen dhe emra të tjerë si Mohamed Salah edhe nëse fiton Premier me Liverpulin, Grizman, apo Robert Levandovski, Lautaro Martinez apo De Bryjne.

NË GARË – Emra të rëndësishëm janë ende në lojë, Rodri (Siti), Herri Kejn (Bajern), Bernardo Silva (Siti), Virc (Leverkusen), të gjithë shpresojnë të qëndrojnë sa më shumë brenda. Me Kejn që mund të fitojë Championsin me Bajernin dhe Europianin me Anglinë, gjithçka është e mundur.

FAVORITËT – Janë Reali i Madridit dhe PSG-ja. Me emra konkretë, Xhud Bellingam, zbulimi i sezonit në La Liga dhe flamuri i Realit në Europë e Spanjë, shtuar dhe Anglinë. Vinicius Zhunior, një armë për Realin dhe liderin e Brazilit, ai mund të arrijë një dyshe (ose treshe) historike që do t’i fitonte pa dyshim titullin e “Topit të Artë”. Mbape është i çmendur për të fituar “Topin e Artë” të parë. Me titullin në Francë në xhep, ai sheh nga finalja e Champions-it. Nga ana tjetër, Franca e tij fillon si një favorite për të fituar Eurokupën dhe Mbape nëse ia del…

PIKËPYETJET – Por ka dhe të panjohura të mëdha. Ato janë dy në fakt, dominuesët e mëdhenj të viteve me radhë, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. A mund t’ia dalin larg Europës?!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura