Nisi konferencën me vonesë, Meta zbardh arsyen. Takimi me ambasadoren kanadeze dhe mesazhi i fortë: Ka disa diplomatë që…

Feb 19, 2020 | 13:13
SHPËRNDAJE

meta

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar vonesën me të cilën e nisi sot konferencën për mediat, të lajmëruar më herët në 12:30.

Kreu i shtetit tha se ishte në një takim me ambasadoren e Kanadasë dhe përmes kësaj dha një mesazh të fortë për disa diplomatë në vendin tonë.

Ka disa diplomatë tha Meta që kanë vite në vendin tonë dhe nuk duan të kuptojnë.

 

 

 

“Më falni për vonesën se kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, shumë e interesuar për demokracinë në Shqipëri, jam sh i lumtur që një ambasadore e një vendi të tillë e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti më e gjatë se duke folur për “rule of law” edhe kjo historia jonë e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë s’po kuptonte dot gjë.

I thashë të lutëm të iki të takoj gazetarët se ka kolegë diplomatë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë, do e sqaroi më vonë plotësosht me dokumente”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura