Nishani rrëfen përse vendosi të heqë mustaqet: Për t’u bërë me lehtësi gati për punë (VIDEO)

Feb 20, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Viti 2015 e gjeti Presidentin Bujar Nishani me një “look” të ri. Papritur kreu i shtetit u shfaq pa mustaqe në urimin e fundvitit drejtuar shqiptarëve. Mustaqet Nishani i mbante prej vitesh dhe ato ishin shndërruar në një shenjë identifikuese për të.

Presidenti Nishani pa mustaqe
Presidenti Nishani me mustaqe

Pas afro dy muajsh pikëpyetjesh mbi këtë ndryshim të pamjes së jashtme të Presidentit, ka qenë vetë ky i fundit që mbrëmë në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës ka sqaruar arsyen e vendimit të tij:

“Besoj më afër origjinalit…një arsye thjesht lehtësi, lehtësi për t’u përgatitur çdo mëngjes për në punë. Nuk nevojitet më ai angazhimi specifik”, sqaroi Presidenti.

Balla: “Do t’i kushtojë taksapaguesve kjo më duket se do duhet të printohen foto të reja…”

Nishani: “Këtë kursim e ka menduar me kohë qeveria, kështu që nuk do të ketë shpenzime”.

Intervista e mbrëmshme e Nishanit në “Top Story” kishte shumë pika të nxehta, si çështja “Zhiti”, debati në telefon me Ramën, etj, dhe shpjegimi i Presidentit për ndryshimin e pamjes së tij të jashtme nuk ra shumë në sy. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura