Nishani: Laço, shkrimtar, kineast, publicist dhe intelektual i spikatur

Oct 15, 2016 | 15:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, kineastit, publicistit dhe intelektualit të spikatur Teodor Laço.

Nishani_1-1

Mesazhi i Nishanit 

“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të intelektualit të nderuar Teodor Laço, një prej shkrimtarëve më të shquar dhe përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare, që përveç përvijimit të një profili modern në krijimtarinë letrare, nuk u tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.

Me përgjegjësinë e ngarkuar si ministër i kulturës, Teodori shpalosi një tjetër përmasë të portretit të tij, duke ruajtur krejt infrastrukturën kulturore e duke zhvilluar politika të mirëfillta për trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare si pjesë autentike e identitetit tonë kombëtar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Teodorit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!” – nënvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura