Nis operacioni “fshesa” në Hipoteka dhe ALUIZN, shkarkohen 25 punonjës për korrupsion

Jun 17, 2018 | 11:58
SHPËRNDAJE

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete. 25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.

Gjonaj 31 maj

“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfhirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjesit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja Gjonaj. Në rolin e Koordinatore Kombëtare antikorrupsion Gjonaj është ndalur në veçanti në përbërjen dhe funksionim e Task Forcës antikorrupsion duke thënë: “Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit.

Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjensinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjensish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abusive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike”.

Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin rryshfet, port ë denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë. “Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe përsonalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura