Nis nesër “Java Çame”, do të nderohen disa personalitete të politikës dhe shoqërisë cilivile

Jun 17, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Shoqata “Çamëria” e PDIU do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00 aktivitetin e “Javës së Historisë dhe Kulturës Çame”.

Në çeljen zyrtare të kësaj jave, do të vlerësohen disa personalitete politike si dhe nga radhët e shoqërisë civile, për ndihmën që kanë dhënë në çuarjen përpara dhe zgjidhjen e çështjes çame.

Personalistet që do të nderohen, do të jenë: Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Riccardo Migliori, fatmir Limaj, Kim Mehmeti dhe Marin Mema.

3fa2767c-e221-4da0-9bd9-1e55296192fc

Njoftimi i plotë

Shoqata Çamëria dhe PDIU, dekorojnë ish-Presidentët Bujar Nishani dhe Alfred Moisiu për kontributin që kanë dhënë për çështjen çame. Gjithashtu do dekorohet edhe ish-Presidenti i OSCE në Tirane, Riccardo Migliori, si dhe disa figura të tjera, në kuadër të nisjes së Javës Çame.

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili do flasë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë dhe për situatën politike.

Gjithashtu do të flasin edhe ish-Presidentët Bujar Nishani dhe Alfred Moisiu.

E hënë, ora 12:00, Hotel Tirana, Salla “Akernia”.

648474b5-91ff-406b-baf1-cfef904f4f96

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura