Bozdo i dorëzon çelësat Veliajt. PD braktis ceremoninë, kërkoi largimin e Çuçit

Jul 31, 2015 | 9:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka nisur rreth orës 10:05 mbledhja e parë e Këshillit të ri të Bashkisë së Tiranës.

Ora 11:40
Nenkryetari, Enno Bozdo ishte zyrtari me i larte i Bashkise qe priti kryetarin e ri, Erjon Veliaj. Ai i dorezoi Veliajt celesat e Bashkise si dhe i prezantoi dosjet mbi te cilat po punon aktualisht administrata. 
bozdo

Ora 11:25
Erjon Veliaj betohet si kryetar i Bashkise se Tiranes. 

Ora 11:23
Partia Demokratike në Këshill kërkon largimin e ministrit Blendi Cuci nga ceremonia. “Ne nuk pranojmë që të ketë autoritete qëndrore që në gjykim tonë janë themeluesit e anti reformës territoriale. Ne kërkojmë që të largohen personat që nuk kanë punë këtu”, tha kryekëshilltari i djathtë Leonard Olli. Por sipas kryetarit te Keshillit, Dalipi, kjo eshte e parashikuar ne ligj. Pasi eshte refuzuar kerkesa, keshilltaret e djathte kane braktisur mbledhjen. 

veli

Ora 11:17
Veliaj mberrin ne Bashkine e Tiranes ku pervec qytetareve kishin dale per ta pritur edhe kryetari i Keshillit, Aldrin Dalipi, si kryetaret e grupeve te keshilltareve te maxhorances. Mungonte Leonard Olli, kryetar i grupit te te djathteve ne keshill. 

Veliaj duke hyre ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak
Veliaj duke hyre ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak

Ora 11:09
Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj le zyrat e Partise Socialiste dhe niset ne kembe drejt Bashkise. Ai shoqerohet nga ministri per Pushtetin Vendor, Bledi Cuci. 

Ora 11: 07
Vjollca Braho, keshilltare e PDIU zgjidhet nenkryetare e Keshillit Bashkiak te Tiranes. 

Betimi i keshilltareve
Betimi i keshilltareve

Ora 10:56
Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, detyre te cilen e ka mbajtur edhe ne 2 vitet e fundit. Dalipi mori 41 vota pro dhe 19 kunder. E majta ka 42 anetare ne keshillin bashkiak cka do te thote se njeri prej anetareve ka votuar kunder. 
“Ju garantoj qe dialogu politik mes paleve do te vijoje. Vetem dialogu politik dhe qytetar na jep mundesine te bejme me te miren per qytetin e Tiranes”, tha Dalipi pas zgjedhjes. 

Anetaret e Keshillit te ri Bashkiak
Anetaret e Keshillit te ri Bashkiak

Ora 10.24
Maxhoranca propozon Aldrin Dalipin si kryetar te Keshillit Bashkiak të Tiranës. Ndersa opozita nuk ka propozuar kandidat per Keshillin. 

Ora 10.05
Njazi Kosovrasti ka prezantuar mbledhjen e parë si këshilltari më i vjetër në këtë Bashki.

Keshilli Bashkiak i Tiranes ne mbledhjen e sotme
Keshilli Bashkiak i Tiranes ne mbledhjen e sotme

“E konsideroj nje institucion mjaft te rendesishem dhe deshiroj t’ju uroj te gjithe ju… Nuk besoj se eshte kontributi i ne keshilltareve qenia jone sot ketu…ajo qe une duhet te uroj eshte qe per ne eshte me rendesi detyra qe kemi perpara..duhet te mendojne se si energjite e tyre te vihen ne dispozicion te qytetit”,- tha ai.

keshilli bashkiak 2
Veliaj ndryshon arredimin e zyrës së kreut të Bashkisë (FOTO)

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hyn në zyrën e tij të rimobiluar.  Para se të merrte detyrën, Veliaj është marrë vetë me arredimin e zyrës së kryetarit të Bashkisë, nga ku ai do të drejtojë për katër vitet e ardhshme kryeqytetin. Mësohet se puna ka nisur dy ditë më parë, ku zyrës së kryetarit të Bashkisë i është ndërruar krejtësisht pamja. Ekipi teknik ka punuar intensivisht për ta bërë atë gati për ditën e betimit të kryetarit, ndërsa edhe mobilimi i saj ka ndryshuar.

Arredimi i ri në zyrën e kryetarit të Bashkisë
Arredimi i ri në zyrën e kryetarit të Bashkisë

Fotot tregojnë ndryshimet që ka pësuar zyra e kryetarit të Bashkisë. Mësohet se kryetari në detyrë i Bashkisë, Lulzim Basha, ka hequr nga zyra e tij disa kolltukë të cilët i ka pasur personalë dhe jo të inventarit të Bashkisë, ndërsa Veliaj ka sjellë kolltukë në ngjyrë vishnje, të njëjtën ngjyrë me të cilën janë arreduar edhe sallat e Kryeministrisë. Në sallonin pritës të zyrës së kryetarit të Bashkisë janë hequr kolltukët me lule që Lulzim Basha solli në zyrë sapo mori detyrën, ndërsa është ruajtur një nga bibliotekat në ngjyrë të bardhë që përdorte kryetari aktual.

Arredimi i ri në zyrën e kryetarit të Bashkisë
Arredimi i ri në zyrën e kryetarit të Bashkisë

Edhe moketet janë ndryshuar, duke i kombinuar ato me ngjyrën e kolltukëve. Muret janë lyer me ngjyra më të ngrohta, përkundrejt ngjyrës së bardhë që i kishte lyer Lulzim Basha sapo erdhi në krye të Bashkisë në 2011-n. Po ashtu edhe ndriçimi i zyrës ka ndryshuar, duke e bërë ambientin të përshtatshëm me ngjyrat e reja.

Mobiljet e reja në zyrën e kryetarit të Bashkisë
Arredimi në kohën e Bashës
Dosjet e pergatitura nga administrata per Veliajn
Dosjet e pergatitura nga administrata per Veliajn

Në katër vite, zyra e kryetarit të Bashkisë ka ndryshuar tri herë. Edi Rama, kryetar bashkie për tri mandate, e kishte veshur atë me letër murale, ku pamjet ishin rrugët e Tiranës, me ngjyra tulle, e njëjtë me atë të parketit.

Ndërsa mobilimi i saj ishte klasik, me dollapë dhe sirtarë druri dhe karrige të traditës, të punuara në dru nga mjeshtrit shqiptarë. Me marrjen e detyrës nga Lulzim Basha, zyra e kryetarit të Bashkisë mori më shumë dritë. Muret u zhveshën nga letrat murale dhe u lyen me ngjyra të çelura. Gjithashtu edhe perdet dhe kolltukët kishin ngjyra më të hapura, ndërsa Basha vendosi dhe punime druri të lyera në ngjyrë të bardhë. Ai vendosi dhe një bibliotekë po në ngjyrë të bardhë.

Arredimi në kohën e Bashës
Arredimi në kohën e Bashës

Pak para nisjes nga puna, kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj, i zbehu pak ngjyrat e çelura të Bashës, duke i dhënë më shumë ngrohtësi. Vishja e kolltukëve dhe ngjyra bezhë e mureve i ka dhënë zyrës së kryetarit të Bashkisë më shumë solemnitet, edhe pse në të do të zhvillohen që nga takimet me personalitete që do të vizitojnë Tiranën e deri te qytetarët që do të duan të shprehin shqetësimet e tyre te kryebashkiaku

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë

Koalicioni ASHE (42 anëtarë)

PS

  1. Klodeta Dibra
  2. Aldrin Dalipi
  3. Blerina Doracaj
  4. Luan Bregasi
  5. Elona Hoxha
  6. Eridian Salianji
  7. Elisa Spiropali
  8. Orion Gliozheni
  9. Aida Llazani
  10. Florian Pullazi
  11. Klotilda Bushka
  12. Fatmir Heti
  13. Dorina Kuka
  14. Ylli Çano
  15. Adelina Albrahimi
  16. Genc Duka
  17. Eugerta Teqja
  18. Ramazan Buci
  19. Alketa Hila
  20. Aqif Qefalia
  21. Kozeta Fino
  22. Auran Xhani
  23. Maria Myridinas
  24. Rasim Hidri
  25. Luiza Grazhdani

LSI

  1. Erisa Xhixho
  2. Shezai Rokaj
  3. Eriona Bixha
  4. Endrit Braimllari
  5. Floida Kërpaçi
  6. Agim Kraja
  7. Brunilda Paskali
  8. Ardit Çela
  9. Ira Vejsiu
  10. Eltjon Halimi
  11. Elona Guri
  12. Bruno Liço
  13. Bora Panajoti

PDIU

  1. Vjollca Braho
  2. Arjan Çukaj
  3. Albina Nanaj

FRD

  1. Mirela Bogdani

Koalicioni I APPD (19 anëtarë)

PD

  1. Rejla Bozdo
  2. Niazi Kosovrasti
  3. Suzana Guxholli
  4. Fabian Topollari
  5. Kreuza Leka
  6. Tahsim Mema
  7. Arjana Çela
  8. Leonard Olli
  9. Argyrina Jubani
  10. Mateo Spaho
  11. Enkelejda Sallaku
  12. Akil Kraja
  13. Mirela Dragoni
  14. Kreshnik Çollaku
  15. Merita Poni
  16. Besnik Aliaj
  17. Klodiana Shala

PR

  1. Ferdinant Papadhima

LZHK

  1. Ferdinand Shehu


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura