Mijëra çam marshojnë në heshtje në Qafë-Botë

Jun 30, 2012 | 17:02
SHPËRNDAJE

Java e Kulturës dhe Historisë çame kulmon sot me marshimin e heshtur në Qafë- Botë.

Raportohet se janë me mijëra pjesëmarrësit në marshim, i cili ka nisur prej pak minutash. Të pranishëm janë drejtuesit më të lartë të PDIU-së si dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti.

PDIU organizon marshimin e heshtur në Qafë-Botë, me qëllim dhënien e mesazhit se çamët do të kthehen në trojet e tyre.

Në hapje të “Javës Çame”, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehej se, “Lajtmotivi i kësaj jave do të jetë ditën e shtunë, aty ku ne shlyejmë një borxh ndaj martirëve të kombit tonë, që humbën jetën nga gjenocidi grek. Në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr, do të kenë një varrezë monumentale për t’i nderuar, për të kujtuar atë çka ndodhi e për të marrë forcë për betejën tonë legjitime. Nevoja për të mos harruar është sot qëllimi i çdo shqiptari patriot. Në Kllogjer, do të nisim një epokë të re, ku e shkuara do të gdhendet e pashueshme dhe e ardhmja do të marrë një hov të ri.”

Gjatë gjithë kësaj jave PDIU ka organizuar një seri aktivitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura