Nikolla: Berisha ka fyer rëndë gratë

Feb 26, 2011 | 11:59
SHPËRNDAJE

Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Lindita Nikolla, akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha se ka fyer e dhunuar gratë. Sipas saj, Berisha ka veshur nëna me të zeza. “Saliu flet për dhunën në familje e bën be e rrufe se do të ndëshkojë rëndë ata që guxojnë të vënë dorë mbi gratë. Por, a ka njeri në këtë vend që i dhunon më shumë gratë sesa vetë Sali Berisha, që s’lë gjë pa thënë për nënat e gratë e kujtdo. Dhe nuk i thotë këto në rrugë, por në Parlament, në mbledhje qeverie, në mitingje. Ky është respekti yt për gratë Sali, që t’i shash e marrësh ato nëpër gojë sa herë që s’di më ç’të thuash? Ku ndryshon ti Sali nga ai rrugaçi i rëndomtë apo ai bashkëshorti kriminel që ti do ta ndëshkosh me ligjet më të rrepta? Ku është, Sali Berisha, respekti yt për gratë? Mos vallë tek nënat e motrat që i veshe me të zeza?”, tha Nikolla në një dalje për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura