Ngopi me valium burrin e vjehrrën, gruaja feston përvjetorin e martesës me të dashurin

Oct 18, 2017 | 15:09
SHPËRNDAJE

Një grua në Vlorë i ka dhënë valium bashkëshortit të saj për të dalë me të dashurin.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja kishte 5-vjetorin e martesës dhe këtë donte ta festonte me të dashurin. Gazetari tha se gruaja shpeshherë kur donte të dilte i jepte valium bashkëshortit edhe vjehrrës.

“Një grua nga Vlora kishte 5-vjetorin e martesës dhe ndërkohë që duhet ta kalonte me burrin, ajo i kishte kërkuar të dashurit të blinte valium që të festonte me të. I dashuri i kishte blerë valiumin dhe ajo kishte pasi kishte zënë gjumi burrin kishte ikur për të festuar me të dashurin. Gruaja e kishte zakon këtë dhe shpeshherë ia bënte edhe vjehrrës”, tha gazetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura