Ngjarje e rëndë në Delvinë/ Fëmija 4 vjeç pi ilaçet e gjyshes, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Aug 18, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Një fëmijë vetëm katër vjeç nga Delvina, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Tiranës, pasi ka konsumuar ilaçet e tensionit të gjyshes.

Fillimisht fëmija me inicialet F.A., është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë, por më pas është nisur drejt Tiarës me helikopter.

Mjekët e Sarandës janë shprehur se fëmija ka pirë hydroklortiazit, dhe është paraqitur në spital në gjendje intoksikacioni medikamentiz me çrregullime elektrolitike./PANORAMA

97ebac20-2169-41d7-a1cb-c21 8e454e7f-0b59-4f04-ab61-90a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura