Ngacmuan vajzat në auditor, djemtë bëjnë për spital studentët që mbrojtën shoqet. Detajet e sherrit të dhunshëm tek Ekonomiku

Nov 5, 2019 | 10:41
SHPËRNDAJE

UT-Fakulteti-i-Ekonomise

Zbardhet sherri i dhunshëm mes disa djemve tek Qyteti Studenti, pas konfliktit të ndodhur në auditoret e Fakultetit Ekonomik, në orën e mësimit.

“Panorama” ka mësuar nga studentë të fakultetit, se ditën e djeshme, e hënë, dy djem të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një orë mësimi që po zhvillonte grupi F 313.

Pedagogia që po jepte leksion në ato momente, duke mos i njohur që nuk ishin studentë të grupit, i ka pranuar në mësim.

Por këta të fundit kanë nisur të ngacmojnë disa nga vajzat e kursit. Mësohet se studentet e ekonomikut u kanë dalë në mbrojtje, duke u përfshirë fillimisht në konflikt verbal me të rinjtë që nuk ishin pjesë e fakultetit Ekonomik.

Pas këtij incidenti mësohet se shërri ka vijuar dhe jashtë auditorëve. Të rinjtë që ngacmuan studentet e ekonomikut kanë pritur djemtë jashtë ambienteve të Fakultetit, duke u konfrontuar fizikisht. Sherri i dhunshëm ka nisur në Sheshin Demokracia të Qytetit Studenti.

Dy agresorët mësohet se kishin mbledhur edhe disa djem të tjerë dhe i kanë goditur në pabesi studentët që mbrojtën shoqet e klasës.

Burimi i ‘Panorama’ saktësoi se sherri ka ndodhur për motive banale, por jo brenda ambientit te Godinës së Fakultetit.

Mësohet se disa djem janë në spitalin Ushtarak ku po marrin mjekim për plagët që i janë shkaktuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura