Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, ndalohet drejtori i shkollës në Berat

May 25, 2017 | 9:07
SHPËRNDAJE

Drejtori i një shkolle të mesme në Berat u ndalua nga policia, pas akuzohet se ka ngacmuar dy nxënëse të shkollës.

auto_pranga-irainain1486074158

 

Sipas të dhënave të para mësohet se u ndalua shtetasi Yzedi Hajdaraj 59-vjeç, drejtori i shkolles “Babë Dudë Karbunara”. Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të cilat kanë bërë edhe denoncimin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

· Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura