“Nga zëri i ngjan Era, ndërsa në dukje i ngjan Nora”- Nëna e motrave Istrefi flet për bashkëshortin e ndjerë dhe për marrëdhënien që ai kishte me fëmijët

Nov 24, 2020 | 9:57
SHPËRNDAJE

Nora, Era, Nita dhe Bledi Istrefi janë rritur pa babain e tyre, pasi 16 vite më parë, ai ndërroi jetë në një aksident.

nora era istrefi (4)

Nora dhe Era e kujtojnë shpesh babain e tyre dhe kanë treguar se pavarësisht se vitet kalojnë, dhimbja për të nuk është zbehur kurrë.

Nezir Istrefi punonte si gazetar në televizionin e Prishtinës dhe ka qenë shumë i njohur në atë kohë.

nora era istrefi (5)

Për këtë arsye, “Radio Televizioni i Kosovës” i ka kushtuar një emision të ndjerit për punën e tij.

nora era istrefi (3)

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Arkiv” ishte e ftuar bashkëshortja e Nezirit, Suzana Tahirsylaj.

nora era istrefi

Nora publikoi në Instastory një pjesë nga intervista, të cilën e ka ndjekur përmes televizionit.

Mami në këtë intervistë shpjegon shumëçka për babin tonë! Vajzë krenare”, shkroi këngëtarja.

nora istrefi (7)

Nëna e motrave Istrefi zbuloi se është takuar me të ndjerin në vitin e katërt të shkollës së mesme, kohë gjatë së cilës për gjashtë muaj Neziri ishte profesori i saj. Megjithatë, ajo tha se e njihte edhe më parë, sepse ka qenë një figurë shumë e njohur.

nora istrefi robert berisha (3)

Fëmijët i ka dashur shumë. Ka arritur të shijojë një këngë të Norës në fillimet e saj. Ndërsa unë nuk kam qenë shumë pro që Nora t’i futej kësaj rruge, sepse si nënë më dukej shumë e vështirë. Ndërsa Neziri i ka mbështetur gjithmonë”,- rrëfeu Suzana për marrëdhënien e babait me fëmijët e tij.

era istrefi (6)

Mendoj se nga zëri i ngjan Era, ndërsa në dukje i ngjan Nora. Fëmijët e kujtojnë të gjithë, edhe Bledi, i cili në atë kohë ka qenë vetëm 3 vjeç”,- përfundoi ajo.

era istrefi (2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura