Nga Tirana, në Korçë e Shkodër. Shikoni si i gjeti këto biznese AKU, në kushte të rënda higjiene

Aug 15, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar aksionin për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

39284434_1763800050368969_1203917489558257664_n

Në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë, trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar 9 subjekte të cilat kryenin aktivitetet në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore.

Këto subjekte ushtronin aktivitet – produkte me origjinë shtazore dhe jo shtazore ( prodhim përpunim mishi, minimarket, ëmbëltore, tregtim të produktit peshk).

Ndaj tyre janë marrë masa administrative me gjobë për shkak se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare si dhe u mungonte dokumentacioni shoqërues. Ndërsa dy prej subjekteve me aktivitet përpunim mishi dhe tregtim të produktit peshk u mor masë e menjëhershme, konfiskim të mallit dhe bllokim aktiviteti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

39145592_1763800300368944_684802882892988416_n 39074773_1763800210368953_8749067262075338752_n 39210975_1763800147035626_6996598091365220352_n 39270850_1763800023702305_304842240205783040_n 39127082_1763800060368968_2090117023957778432_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura