Nga shtatzënia tek ardhja në jetë e binjakeve në maternitet, gazetarja Eni Vasili publikon fotot e rralla krah partnerit

Jan 22, 2022 | 15:12
SHPËRNDAJE

Gazetarja e njohur, Eni Vasili, u bë nënë për herë të parë për herë të parë në korrik të vitit të kaluar.

eni vasili (2)

Ajo dhe partneri i saj, Armandi mirëpritën në jetë vajzat binjake Nikol dhe Sofi, pas rreth 5 vitesh së bashku.

eni vasili1

Edhe pse gazetarja u mundua ta mbante të fshehtë shtatzëninë, paparazzi i “Panorama Plus” arriti që në muajin mars të këtij viti ta fotografonte atë me barkun e rrumbullakosur teksa bënte shopping në një qendër tregtare në kryeqytet së bashku me partnerin e saj.

eni vasili2

Dhe 2021 padyshim ka qenë ndër më të bukurit për Eni Vasilin, pasi ishte viti kur u bë nënë për herë të parë.

Për të festuar lumturinë që përjetoi ajo publikoi disa foto të rralla nga momentet e shtatzënisë, deri tek ardhja në jetë e binjakeve në maternitet.

“2021 çfarë viti”- shkroi gazetarja krahas imazheve të ëmbla.

eni vasili3

Por pse vendosi Eni Vasili që të bëhet nënë pikërisht tani?

Ne u përpoqëm të mësojmë më shumë detaje dhe miq të saj të ngushtë, të cilët duhet thënë se janë të paktë, na rrëfejnë se Vasili ka dëshiruar gjithmonë që të ketë fëmijë, por impenjimet e saj profesionale, të cilat i marrin shumë kohë dhe energji, kanë bërë që këtë plan ta shtyjë vazhdimisht në kohë.

Edhe kur në jetën e saj hyri Armandi, inxhinieri elektronik i cili la Londrën për dashurinë me gazetaren, përsëri projekti i zgjerimit të familjes dukej disi i largët.

eni vasili4

Dhe gazetarja arriti të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj, duke larguar dilemat se mos shtatzënia do të cenonte karrierën në ekran dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi ajo nuk është shkëputur nga ekrani.

eni vasili5

Paparazzi ynë fotografoi gazetaren dhe biznesmenin e saj në muajin mars në barin e një hoteli në kryeqytet e më pas duke blerë sende për bebe në një qendër tregtare aty pranë.

 

eni vasili5 eni vasili6 eni vasili7 eni vasili8 eni vasili9 eni vasili (8) eni vasili 4 eni vasili (3) eni vasili (8) eni vasili (7) eni vasili (6) eni vasili (10) eni vasili (9) eni vasili (5) eni vasili (4) eni vasili (7)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura