Nga sherret te pagesat në koncerte- Mc Kresha dhe Lyrical Son i thanë të gjitha

May 13, 2022 | 22:46
SHPËRNDAJE

Mc Kresha dhe Lyrical Son, përveçse miq shumë të mirë, prej vitesh bashkëpunojmë duke sjellë këngë, e cila menjëherë kthehet në “hit”. Pas shumë kohësh ata ishin sot në një intervistë së bashku duke zbuluar detaje nga më interesantet.

Mes tyre kanë treguar edhe si paguhen në koncerte. Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, ata treguan se çdo para të fituar nga karriera e tyre e suksesshme, e kanë ndarë së bashku. “Unë dhe Festimi kemi pas grindje, kacafytje, mosmarrëveshje të të gjitha natyrave, veç lekut, se ne e ndajmë gjithçka mes njëri-tjetrit.”- tha Mc Kresha.

E duke qenë se jemi te zënkat, ata treguan se kanë bërë sherre të shumta por asnjëherë gjëra serioze, pasi deklaruan se njihen prej vitesh dhe janë më shumë se vëllezër. Mes zënkave banale ata përmendën debatet për futbollin por refuzuan të tregonin sherrin ë të madh. “Në një koncert vendosëm të bëjmë sikur zihemi. Dhe erdhën gjithë, shokët, sigurimi të na ndanin. Por nuk kemi zënka shumë të mëdha. Nuk kemi ndenjur ndonjëherë pa folur.”-tha Lyrical Son.

Mc Kresha është tifoz i zjarrtë i ‘Liverpool” dhe i ngacmuar nga Romeo se çfarë do të zgjidhte nëse në një ditë do të ishe njëkohësisht edhe ndeshja e skuadrës së preferuar dhe përvjetori i martesës, MC Kresha e kishte shumë të vështirë të vendoste dhe u përgjigj se bashkëshortja nuk do ia bënte një gjë të tillë pasi ajo e di se Kresha nuk mund ta humbë ndeshjen e skuadrës së zemrës.

Por a ka ndikuar të qenit prindër në karrierë? “Po edhe jo. Kur bëjmë këngë me videoklip mundohemi të gjejmë këngë që nuk kanë të shara, ndërsa këngët e e albumit janë disa pa videoklip pasi kanë fjalë të pista. Prindërit na kritikojnë ndonjëherë kur themi ndonjë fjalë jo të mirë.”-tregoi Kresha kurse Lyrical shtoi: “Kur ishim më të rinj ka qenë pak më ndryshe. Ne jemi rritur me hip-hop para lufte dhe pas lufte, ne nuk mund te ktijojmë diçka të re në një vend që e ka kulturën e krijuar, vetëm mund të shfaqim veten. Unë nuk mundem të flas fjalë të pista që vajza ti dëgjojë më vonë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura