Nga pritja e ngrohtë me lule në aeroport, te takimi në Pallatin e Serbisë, Angela Merkel ballë për ballë me Vuçiçin (VIDEO)

Sep 13, 2021 | 19:01
SHPËRNDAJE

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç po zhvillojnë një takim ballë për ballë në Pallatin e Serbisë. 

M VUCI

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti pasditen e sotme në Beograd. Ajo është pritur në aeroport nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me një buqetë me lule.

Pas takimeve në Beograd, kancelarja Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në orën 10:30 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park. Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura