Nga ‘ndryshon’ Sars-Covid2 dhe Covid-19? Kreu i Urgjencës Kombëtare flet për vdekshmërinë e virusit krahasuar me viruset e tjera, rritjen e temperaturës, antibiotikët dhe…

Apr 23, 2020 | 18:41
SHPËRNDAJE

Në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve të ndryshëm, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u ka dhënë përgjigje një sërë çështjeve.

brataj

Teksa nënvizon se numri i të prekurve nga koronavirusi është i ulët në vendin tonë, ai thotë se pjesa më e madhe e telefonatave në urgjencë nuk lidhen direkt me shqetësime që lidhen drejtpëdrejt me simptoma të koronavirusit.

Vdekshmëria– Koronavirusi është më agresiv. Sulmon në një kohë më të shkurtër në një numër shumë të madh njerëzish. Ne flasim me terma të ndryshëm. Nuk mund të themi se është si gripi. Sars-Covid2 është virusi, Covid-19 është sëmundja që ajo shkakton. Dhe ajo është regjistruar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë si Covid-19. Koronavirusi shkakton 3.4-3.5 vdekshmëri, Sars deri në 9.6, Mersi 34 për qind, ndërsa gripi i derrit ishte 0.2%.

Maskat që ne përdorim. Maskat e thjeshta nuk të mbrojnë nga infektimi. Maska kirurgjikale përdoret nga personeli shëndetësor për të mos infektojë të tjerët jo se do të më mbrojë mua. Për t’u mbrojtur 100% ne përdorim maska me filtër. Në qoftë se je në lëvizje dhe nuk je i sëmurë nuk ka sens përdorimi i maskës.  Koronavirusi ka një shifër të ulët në këtë moment, as 1%. Pjesa më e madhe e të sëmurve kanë patologji të tjera.

Antibiotikët – Të vdekurit janë me mijëra. Janë dëgjuar histori që në Kinë po i fshehin viktimat? Po i fshehin në Shqipëri? Nëse ka viktima më shumë apo të infektuar më shumë për çfarë duhet të fshihen. Në shumë debate ku ndeshen teori të ndryshme për përballimin e sëmundjes si ta trajtojmë. Fëmija që mund të ketë një problem pulmonar a mund të jetë covid? Normal që mund të jetë.

Temperatura– Nuk mund të marrim antibiotik hë se kam tre ditë me temperaturë pasi ato kanë efekte kundër bakterieve dhe jo kundër viruseve. Nuk kemi pse të bëjmë aventura me veten apo fëmijët tanë sepse janë shumë delikate në lidhje me sëmundjet e tjera. Sa herë mund ta marrim një antidiuretik? Mund ta marrim çdo 8 deri në 10 orë, por varet edhe nga temperatura. Një temperaturë 37.5-38  nuk është problem. Është organizmi që reagon. Nuk ke pse merr terapi. Mëlçia është laboratori i organizmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura