“Nga momenti në moment pritet të më arrestojnë”, Izet Haxhia merr vendimin e gjykatës: Prangat s’ma marrin dot lirinë

Feb 8, 2018 | 19:38
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishes ka marre ne dore vendimin e gjykates turke qe ka lejuar arrestimin e tij me qellim ekstradimin ne Shqiperi.

Ai ka bere nje postim te gjate ne rrjetet sociale, ku shkruan nder te tjera: “Me nje fjale nga momenti pritet qe te vijne te me arrestojne policia tuke. Jam shume i qete dhe nga nje ane kam emocıonet qe pas rreth 19 vıtesh do kthehem ne atdheun tim te dashur e te vuajtur, ne Atdheun tim qe zoti e beri parajse por politikanet e paudhe e kthyen ne nje vend te pabanueshem”.

STATUSI I PLOTE

Izet Haxhia

Te nderuar miqte e mij, sapo me erdhi vendimi i gjykates vendore te qytetit Aydin ,qe kerkon arrestimin tim per qellim te ekstradimit ne Shqiperi.

Te gjitha procedurat e ekstradimit jane te mbyllura pas vendimit te minstrise se drejtesise Turke qe miraton vendimin e gjykates se larte.

Me nje fjale nga momenti pritet qe te vijne te me arrestojne policia tuke. Jam shume i qete dhe nga nje ane kam emocıonet qe pas rreth 19 vıtesh do kthehem ne atdheun tim te dashur e te vuajtur, ne Atdheun tim qe zoti e beri parajse por politikanet e paudhe e kthyen ne nje vend te pabanueshem.

Do doja shume te kthehesha ne Atdhe si çdo bir apo bije e tije qe kthehet i lire ne folene e vet ..Por fatkeqsisht une do kthem me pranga ne duar si nje i denuar nga (pa)drejtesia Shqiptare ,qe ka qene per keto 27 vjet aleate besnike e binomit ,politike _krim .

Prangat nuk me trembin as nuk ma marrin dot lirine ,sepse une e ndjej veten te qete perpara zotit dhe juve ,se ne jeten time nuk kam bere asnje krim apo diçka tjeter ta ndjej veten fajtor apo ta mbaj koken ulur.

Nuk me trembin as armiqte e shumte si hijena qe do mundohen ta çojne deri ne fund asgjesimin tim te tentuar disa here prej tyre .Nuk do jem ne sherbim te askujt ,vetem te vertetes .E di qe i gjithe llumi qe ka ne dore politiken Shqiptare ,jane nje dhe te pandare ,dhe do mundohen me njemije menyra per te me thyer e te hesht .

Une e kam guximin ti shof ne sy te gjithe ata qe me kane akuzuar me te padrejte dhe ne menyre tinzare neper godinat e ambasadave te huaja ..Kur keto hjena ti kam perballe ne sallen e gjygjit atehere une do te ballafaqohem me ta me te vertetat e mia qe jane makthi i tyre ..Nuk kam asnje besim tek drejtesia ,sepse ajo vazhdon te jete nja paterice e fuqishme e poltikes dhe krimit ..Ndoshta mund te jete komunikimi i fundit me juve ne liri ,por jam i sigurte se mbeshtetja juaj do te jete e panderprere .Ashtu si deri me sot do luftoj vetem me nje arme qe kam ,te verten ..Ju pershendes te gjithve ,mire u takofshim ne Atdheun tone te dashur ..Ne menyre te veçante pershendes nje njeri shume te dashur per mua ,ate qe me beri te njoh dashurine ,qe me beri te lumtur ,qe me ndryshoj jeten ,Ashtu siç me ke dhene fjalen ,dua qe te behesh e forte ,dashuria jone do jete nje motiv i madh qe do me beje te forte e pamposhtur ..Te pershendes Franca…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura