Nga merkato te ndryshimet/ E ardhme politike dhe taktike, Milani nis revolucionin

Apr 24, 2024 | 12:08
SHPËRNDAJE

Më shumë se emri i tra jnerit të ri, rëndësi ka kush e zgjedh atë, pasi, kuptohet, çështja është më shumë politike sesa teknike. Kush është në krye të Milanit? Pyetja është kjo dhe është çdo gjë tjetër duket e parëndësishme. Në perëndim të një derbi tjetër të humbur dhe i shoqëruar nga kolona zanore e bezdisshme e muzikës tekno të shpërthyer me volumin maksimal në “San Siro”, administratori Xhorxho Furlani foli edhe një herë për një zgjedhje kolektive mbi trajnerin për të cilin, dhe kjo ishte e qartë, vula do të jetë nga Xherri Kardinale.

kardinale-pioli-665x410

Meqë ra fjala: pronarët, të cilët tashmë ishin më pak të kënaqur me sezonin e skuadrës, nuk e pritën mirë humbjen, me kampionatin e yllit, ndaj Interit. Arsyeja? E thjeshtë: Manjati amerikan vuri shumë para në dispozicion të menaxherëve të tij për të ndërtuar një ekip që mund të mbyllte diferencën, e cila ishte e dukshme edhe vitin e kaluar, kundër zikaltërve. E të mendosh që në këto momente duket se hendeku është zgjeruar. Dikush, pra, padyshim, dukshëm ka gabuar.

VETO AMERIKANE – Kardinale e kishte të qartë disa muaj më parë se faji nuk ishte vetëm i trajnerit, kur në fakt ai u kujdes që ta vendoste Ibrahimoviçin në bordin drejtues, ndonëse me rolin e këshilltarit të tij personal dhe të drejtpërdrejtë. Logjikisht, trajneri i ri duhet të zgjidhet nga Ibra, por zërat e fortë brenda Milanit janë të shumtë dhe padyshim që kanë vizione të ndryshme. Prandaj sondazhet që janë lidhur me stolin e kuqezinjve ditët e fundit janë të numëruara. Ka nga ata si Loptegi që i pëlqejnë Furlanit, dhe të tjerë si Konte që i propozohen Monkadës nëpërmjet menaxherëve. E sigurt është se nuk do të jetë Pioli të cilit klubi i detyrohet shumë, por që, fiziologjikisht dhe ndryshe nga sa mendon vetë ai, nuk ka më asgjë për të dhënë në këtë ekip. Xherri Kardinale, i cili ndërkohë po punon në frontin e stadiumit, do të dëgjojë drejtuesit e tij dhe më pas do të zgjedhë se kujt t’i besojë. Për të tjerët, me sa duket, e ardhmja nuk është aq e sigurt. Por kjo është një çështje tjetër.

S’KA TË PASHITSHËM – Sigurisht, duke ndjekur të njëjtën logjikë, as e ardhmja e lojtarëve nuk është e garantuar. Gjithashtu në këtë rast do të jetë e rëndësishme të kuptohet se kush do të mbajë komandën. Milani, si çdo skuadër tjetër italiane, nuk mund të konsiderojë askënd të paprekshëm dhe pavarësisht se çfarë do të kërkojë trajneri i ri, d omosdoshmërisht duhet të merren parasysh ofertat shumë të rëndësishme. Nuk ka nevojë reale për të shitur askënd, por të gjithë kanë një çmim, nga Menja te Hernandez duke kaluar edhe nga Rafa Leao.

Në çdo rast, merkato e ardhshme do të jetë plot ngjarje. Ekipi duhet të rimodelohet, ndoshta thellësisht, dhe puna që do të duhet të bëhet në role themelore, siç është qendërsulmuesi, do të kërkojë shpenzime të konsiderueshme. Mbrojtja do të sistemohet, nga qendërmbrojtësit te krahu i djathtë, por edhe mesfusha do të preket. Është shpirti ai që do të ndryshojë dhe kjo nuk është diçka e vogël. Dhe rreth shpirtit që do t’i vihet në dispozicion trajnerit të ri do të diskutohen ambiciet për sezonin e ardhshëm. Zgjedhja e trajnerit të ri të “Djallit” do të jetë thelbësore në fushë. Emri i kujtdo që do të zgjidhet do të na shpjegojë shumë nga ajo që po ndodh në klubin kuqezi.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura