Nga mbytja tek rënia e dhëmbëve, 6 ëndrrat e frikshme që nuk duhen injoruar

Nov 14, 2019 | 20:57
SHPËRNDAJE

Orët që jemi zgjuar, mund t’i kalojmë duke ëndërruar për të fituar lotarinë apo të marrim një provim, por ëndrrat që shohim kur jemi në gjumë mund të na tmerrojnë ndonjëherë, e po ashtu edhe shpjegimi që ato mbartin. 

Sipas “The sun”, ja 6 ëndrrat që nuk duhet t’i injorojmë.

Capture

Kur ëndërron sikur vdes apo sëmuresh:

Të shohësh një ëndërr të tillë është padyshim tmerruese, por pë rfat të mirë nuk është një paralajmërim. Një ëndërr e tillë lidhet me frikën nga vdekja dhe idetë për vdekjen, ose braktisjen e disa sjelljeve apo mendimeve të vjetra, për t’i lënë vend lindjes së ideve të reja.

Katastrofa natyrore:

Ëndrrat e bazuara në katastrofa natyrore tregojnë se jeni në ankth se diçka mund të ndodhë në të ardhmen. Fenomenet natyrore janë të paparashikueshme, që do një ëndërr e tillë mund të lidhet me pamundësinë për të përballuar një përmbytje emocionale ose mendore, ndërsa te të tjerët mund të lidhet me ndjenjën se kërkesat e jetës po rriten në përmasa gjigande, të pakapërcyeshme.

Të ëndërrosh sikur bie:

Shanset që një njeri të ketë parë ëndërr sikur është rrëzuar janë shumë të larta dhe zakonisht zgjohesh përpara se të përplasesh, por mos u shqetësoni nga një ëndërr e tillë. Nëse shihni një ëndërr të tillë, do të thotë se duhet të “forconi” tokën nën këmbët tuaja, të besoni tek e panjohura e të ndryshoi qëllimet tuaja.

Lakuriq në publik:

Të gjesh veten tërësisht lakuriq në publik, është diçka që të gjithë e kemi frikë, e ëndërrojmë apo jo. Një ëndërr e tillë tregon se nuk ndjeheni rehat nën lëkurën tuaj dhe se mund të jeni duke luftuar me vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

 

Të ëndërrosh sikur të bien dhëmbët:

Një ëndërr e tillë mund të sugjerojë një mungesë besimi. Gjithashtu mund të paraqesë ankth për plakjen ose humbjen e diçkaje ose të dikujt të rëndësishëm për mbijetesën tuaj emocionale.

Të ëndërrosh sikur mbytesh:

Një ëndërr e tillë është e zakonshme për njerëz që vuajnë nga astma, por në raste të tjera ky makth ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i kufizuar, fizikisht, emocionalisht, mendërisht apo shpirtërisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura