Nga lista e zezë e SHBA te drejtësia, mesazhet e Reeker me Ramën e Bashën! Zëvendëssekretari nënvizoi vendosmërinë e Biden dhe Blinken se…

Jul 1, 2021 | 8:08
SHPËRNDAJE

Ndihmëssekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë.

reeker

Ambasadori Reeker i shoqëruar nga Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u takua me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku përcolli angazhimin e SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe Reformën në Drejtësi.

Reeker u takua gjithashtu me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe anëtarë të rinj të sistemit të drejtësisë. Ajo që ra në ishte mungesa e një takimi me Presidentin Ilir Meta. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ambasadori përcolli në Tiranë vendosmërinë e Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, se lufta kundër korrupsionit në të gjithë botën, veçanërisht atij madhor, sipas përcaktimeve të fundit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit siguroi mbështetjen e fortë të SHBA për luftën kundër krimit të organizuar dhe Reformën në Drejtësi, si garantë në mbrojtjen e demokracisë në vend. Për Reeker, përmirësimi në këto çështje do ta ndihmojnë shumë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori Amerikan vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në organizimin e Stërvitjes ushtarake “Defender Europë 21”, që sipas tij tregoi rolin e vërtetë që ka vendi ynë në rajon. Vizita e Reeker vjen në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve ShqipëriSHBA pas rrëzimit të sistemit komunist dhe pak pasi Sekretari Blinken publikoi shpalljen “Non grata” të ishKryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

NJOFTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Ndihmëssekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, ambasadori Philip T. Reeker, vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë.

Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmëssekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.

Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKBsë. Ndihmëssekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura