Nga deklarata për dasmë tek fotografimi në jaht me Noizyn, Jori Delli flet për marrëdhënien që ka me reperin: Jam beqare dhe e paprekur!

Jul 10, 2023 | 20:44
SHPËRNDAJE

Modelja Jori Delli njëkohësisht dhe ish-banorja e Big Brother VIP 2 ka rrëfyer në lidhje me jetën e saj personale, ku pranuar se është single dhe nuk është ende në asnjë marrëdhënie me një djalë.

Collage Maker-10-Jul-2023-08-43-PM-3727

Jori te ‘Kepi i Vipave’ ka komentuar dhe marrëdhënien me reperin Noizy pas realizimit të vidoklipit për një prej këngëve të tij, ku ka sqaruar se me këtë të fundit është veç mik de se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë gjë.

Capture

Si shkoi videoklipi me Noizyn, si ishe?

Jori Delli: Shumë mirë, kishim disa skena të ndryshme.

Çfarë u bë gjithë ai muhabet, gjithë ato fjalë, Noizy, Jori, lanë dhe datat e martesës, a do më thirrësh dhe mua?

Jori Delli: Pse bën këto pyetje sepse e dimë dhe unë e ti, që janë gjëra… Një videklip bëra nuk bëra asnjë gjë më tepër. Unë jam beqare, e paprekur për momentin dhe dua ta theksoj që me Noizyn nuk ka ndodhur asnjë gjë, kemi bërë videoklipin, jemi në një marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Ndonjëherë flasim bashkë, për shembull më ka dërguar disa pjesë të videos kur kanë bërë montazhin dhe kaq.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura