Nga burgu në dasmë…avokati i Arvisit: I pafajshëm, martohet në 27 gusht

Aug 19, 2017 | 23:07
SHPËRNDAJE

Është liruar nga burgu Arvis Muça, i cili u arrestua disa javë më parë me grupin e trafikantëve të 1 ton kanabis sativa.

Muça rezultoi i papërfshirë në trafik dhe Prokuroria u tërhoq për mungesë provash.

Muça kishte shitur një makinë që ishte përdorur nga trafikantët, të cilës nuk i kishte ndërruar pronësinë.

1503141074muca

Arvis Muça do të martohet më 27 gusht dhe ka kërkuar lirinë që në momentin e burgosjes, duke mohuar akuzat e përfshirjes së tij në trafik.

“Po më merrni në qafë, martohem më 27 gusht”,- ka deklaruar ai para gjykatës,

Në operacionin e koduar “Piloti” u sekuestruan 1.3 ton hashash, 300 kg në fuoristradë dhe 1 ton në një furgon, u vunë në pranga Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.

Muçaj ka pretenduar se mjetin tip “Land Rover” brenda të cilit u gjetën rreth 350 kg drogë e ka shitur tek shtetasi Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.

Avokati i tij Saimir Vishaj ka ndarë lajmin e lirimit të Muçajt në rrjetet sociale, teksa shkruan, “Live nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku ndërpreva pushimet për lirimin e një të pafajshmi…edhe i pandehuri martohet në 27 gusht”.

20914556_1274307299358027_3699212046470325643_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura