Nga 27 gushti në 2 shtator/ Festival dhe akademi xhazi në Shkodër, plotësohet amaneti i violinistit

Aug 20, 2018 | 9:56
SHPËRNDAJE

“Paqja në botë është akoma një utopi e madhe, por shpresën për një të ardhme më të mirë mund ta gjejmë në gjeneratat e reja dhe në muzikën që nuk ka barriera, kalon dhe mbi diferencat raciale e kulturore”. Kështu do të thoshte dikur Rrok Jakaj, violinisti shkodran që u nda nga jeta në një moshë fare të re, teksa ideonte një festival xhazi në qytetin e lindjes, në Shkodër.

Një ëndërr, të cilën e çoi më tej vëllai i tij Floriani, pianisti Markelian Kapedani dhe me dhjetëra artistë që i kanë dhënë jetë festivalit, duke e çuar deri në edicionin e nëntë, që do të zhvillohet nga data 27 gusht deri në 2 shtator. Festivali ndërthur muzikën klasike me atë bashkëkohore, etnike, gypsy dhe latin jazz. Edhe këtë vit Shkodra do të mirëpresë këngëtarë, instrumentistë, formacione muzikore e orkestra, që do të sjellin një larmi stilesh dhe ngjyrash muzikore, duke gjallëruar këtë fundgusht në Shkodër.

rrok_home_02

Ndër pjesëmarrësit e këtij edicioni, veç pianistit Markelian Kapedani, violinistit Paçalin Zef Pavaci, do të jenë edhe pianisti Paolo Marzoçhi, kitaristi Gallardo Del Rey, saksofonisti dhe kompozitori Diego Borotti, kontrabasisti Davide Liberti, saksofonisti Michael Rosen, lokalistja Joyce Elaine Yuille, SKanderbeg Chamber Orchestra etj.

AKADEMIA

“Shkodra Jazz Festival” organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, krijuar pak muaj nga ndarja nga jeta e violinistit Rrok Jakaj, si iniciativë e vëllezërve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. “Shoqata ka si objektiv ringjalljen e ndjenjës së lirisë kulturore të qytetit të lindjes së Rrokut, Shkodra, qytet i traditave të lashta kulturore, muzikore dhe t’u japë jetë ideve dhe projekteve të tij. Dëshira jonë është të ndërmarrim dhe të mbështesim aktivitete zyrtare me karakter kulturor, me qëllim të kujtohet, vlerësohet dhe prezantohet vepra e tij, por mbi të gjitha t’u jepet mundësia talenteve të reja të përmirësojnë rrugën e specializimit dhe integrimin në botën e muzikës”, thonë organizatorët.

197575_189093764469180_3127771_n

Dhe pikërisht në këtë linjë, një vit më parë u krijua Rrok Academy, që ka si qëllim formimin e muzikantëve të rinj, të cilët dëshirojnë të luajnë jazz apo të tjera stile në mënyrë profesionale. Pianisti Markelian Kapedani, pavarësisht se e zhvillon karrierën e tij jashtë vendit, në Itali, vazhdon t’i ketë të forta lidhjet me qytetin e lindjes dhe nuk mungon të jetë pjesë e kësaj feste të muzikës e tanimë edhe të Rrok Academy, së bashku me muzikantë të tjerë, pjesë e festivalit të xhazit. Së bashku me violinistin Paçalin Zef Pavaci, në bashkëpunim me artistët pjesëmarrës në festival, do të zhvillojnë masterclass, seminare mbi zhanre të ndryshme muzikore. Jo vetëm xhaz, por edhe muzikë dhome, orkestër e muzikë moderne.

Programi

Rrok Academy
27 gusht
Drejtuar nga Paçalin Zef Pavaci
Marrin pjesë:
Josè Maria Gallardo Del Rey, kitarist, kompozitor
Paolo Marzoçhi Pianist, kompozitor
Diego Borotti Saksofonist, kompozitor
Michael Rosen Saksofonist, kompozitor
I – Masterclass
II- Workshop
III- Muzikë dhome
IV- Orkestër
V- Muzikë moderne
* * *
Drejtuar nga Markelian Kapedani
Marrin pjesë:
Diego Borotti Saksofonist, kompozitor
Michael Rosen Saksofonist, kompozitor
Josè Maria Gallardo Del Rey, kitarist, kompozitor
Joyce Elaine Yuille, këngëtare
Paolo Marzoçhi, pianist, kompozitor
Davide Liberti, kontrabas/ bas elektrik
Monica Fabbrini, këngëtare
Mattia Barnieri, baterist
“Shkodra Jazz Festival”
29 gusht
Paolo Marzoçhi- Piano
“EAST SIDE STORY”
La musica popolare dell’Est Europa nella musica “d’arte”, Josè
Maria
30 gusht
Gallardo Del Rey-Kitarist
31 gusht
Monica “Nica” Fabbrini – Vokal
Diego Borotti – Saksofon, kompozicion, orkestrim e drejtim
Davide Liberti – Kontrabas
Mattia Barbieri – Bateri
1 shtator
Michaek Rosen – Saks
Joyce Elaine Yuille – Vokal
Markelian Kapedani – Piano
* * *
Jungle Storm nga Diego Borotti
Markelian Kapedani – Piano
NU4tet & Skanderbeg Chamber Orchestra
2 shtator
Shkodra Sounds
Paçalin Zef Pavaci- Violinë
Solist/Concertmaster
Skanderbeg Chamber Orchestra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura