Neymar përleshet me tifozin e Manchester City-t

Feb 25, 2015 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ylli i Barcelonës, Neymar është konfrontuar me një tifoz të Manchester City-t, direkt pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

Në fund të takimit, pasi Barça fitoi 2-1, në pamjet e postuara në YouTube tregohet 23-vjeçari me sa duket duke u përleshur me tifozin e City-t, i cili e akuzoi për simulim në fushën e blertë.

Administratorët e fushës ndërhynë për të qetësuar situatën.

Neymar përleshet me fansin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura