Nexhipi shpjegon largimin nga Superiorja: Do qëndroja vetëm për një ekip!

Jan 31, 2017 | 17:52
SHPËRNDAJE

Nderim Nexhipi ëndërronte një tjetër mundësi me skuadrën e Partizanit, por telefonata e drejtuesve të klubi kryeqytetas nuk erdhi kurrë. Ndaj ai vendosi që të vazhdonte karrierën e tij larg Kategorisë Superiore. Ish-kapiteni i të kuqve shpjegoi arsyet pse bëri këtë zgjedhje, duke u ndarë nga Korabi, me të cilin ishte aktivizuar gjatë pjesës së parë të sezonit. Sipas tij, dibranët e kanë thuajse të pamundur të mbijetojnë në elitën e futbollit shqiptar.

nexhipi

“Iku Sebino, ikën disa lojtarë, edhe unë gjithashtu. Largimi erdhi më tepër nga ambiciet e klubit, se nuk shkuan gjërat siç duhet dhe për atë arsye vendosa që personalisht të largohem nga Korabi. Në pozitat që është tani, e ka tepër të vështirë mbijetesën”, u shpreh ai për “SuperSport”.

Nexhipi Korabi 2

Lojtari i është bashkuar Dritës së Gjilanit, në kampionatin kosovar, por nuk e fsheh se do të kthehej përsëri në Superiore, vetëm me një kusht. “Të them të drejtën dy herë e provova të luaj me ekip tjetër në Superiore, nuk është njëlloj si në kohën e Partizanit dhe prisja që ndoshta të kishte një rikthim aty. Por nuk u bë gjë këtë radhë. Në Superligë kthehem po më erdhi një ofertë e fundit nga Partizani”, deklaroi Nexhipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura