“Nevojë për ndryshim radikal”- Kandidati i LSI, Braimllari: Qytetarët janë të lodhur nga politika vjetër

Mar 20, 2021 | 14:39
SHPËRNDAJE

BraimallariKryesuesi i listës së LSI në Korçë, Endrit Braimllari ka vijuar fushatën me bizneset dhe banorët e këtij qyteti, ku ka shpërndarë programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti i LSI thekson se nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo dhe sipas tij qytetarët janë të lodhur nga politika e vjetër dhe abuzuese.

“Nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo tek çdo qytetar Korçar. Të lodhur nga një politikë e vjetër, abuzuese dhe varfëruese, qytetarët tani janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill. LSI ka një program ambicioz që i jep zgjidhje punësimit, uljes së kostos së jetesës dhe kthimit te shpresës në vend. Shqipëria, ka nevojë për ndihmë tani!”, thekson Braimllari.

Braimallari1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura