Nevil Dede shpërthen ndaj Erjon Braçes: Nuk e bën dot pis futbollin një i vogël si ti në shpirt

Mar 5, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Ish-lojtari i Tiranës, Nevil Dede, ka reaguar pas akuzave të djeshme të deputetit Erion Braçe, i cili akuzonte FSHF se po paracakton garën, për golin e vonë të Moçkës ndaj Partizanit. Dede shprehet se Braçe është thjeshtë një burrë i vogël qaraman. Më poshtë, reagimi i plotë i Nevil Dedes.

Tirana-Skenderbeu 0-2, Dede i merzitur nga humbja

REAGIMI I PLOTE

Ne fakt disa komente nuk bejne fare pershtypje por shprehin karakterin negativ dhe personalitetin e shemtuar te disa individeve. Duke qene se jemi nje shoqeri ku njerezit e ndershem rrine ne hije dhe ne skene ngjiten ato me me pak skrupuj,arrogante e pa merita japin mend per gjithçka,qe nga karrotat e Divjakes deri ne rregulloret e Futbollit. Ti qan e bertet pse fitoi A.DUKA ?? Ti qan e bertet pse zbatohen rregulloret miratuara nga FIFA dhe UEFA?? Ti qan,çirresh e bertet fort por kjo nuk do te thote se ke te drejte??Viktimizimi eshte shkalla e dyte mbas deshtimit . Po ti çke ? Pse qan ?? Pse çirresh ?? Pse bertet ?? Nuk di cfare ke bere per kete Vend,per kete Popull dhe per kete Sport….Perveç se ke marre rrogen si deputet. Ah se harrova u shpjegove shqiptareve si “sarina lahet me uje e sapun ??” . Tani pak me serioze….Po ngaterron boten tone te sportit me ate tenden te politikes dhe servilizmit personal, ku shan dhe shpif?? por sporti eshte shume larg botes tende, ekipet nuk jane parti i dashur dhe FSHF nuk eshte parlament. Une jam nje perfaqesues i futbollit dhe dua te them ate qe mendoj e shoh ne fushen e lojes,jo ate qe te pelqen ty te degjosh?? Kjo eshte fusha jone e Futbollit dhe eshte aq e madhe sa ti nuk arrin ta besh pis me balten tende qe te ka zene syte e te ka bllokuar trurin. Fajin nuk ta kemi Ne….Fajin e ka Ai qe te krijoi kaq te Vogel…ne shpirt? Me dashuri Nevil DEDE

dede

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura