Netët e çmendura të Olsit, Lindës dhe Ervinit

Feb 26, 2011 | 14:20
SHPËRNDAJE

Ka qenë një nga netët shumë ekzaltuese që këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, kalon në Tiranë, ndërsa është e ftuar shpesh nga lokalet e natës për të kënduar “live”. Kësaj here ka shijuar momente të vërteta argëtimi me Olsin e “Big Brother”, ndërsa ka qenë e ftuar të këndojë në fundjavë në “Baroque club”, në Tiranë. Linda e ka pohuar vetë që tashmë ka rënë në dashuri me kryeqytetin shqiptar, sa madje pjesën më të madhe të kohës e kalon këtu. Dhe kësaj here, me ta është bashkuar dhe Ervini i BB4, i cili nuk e ka aspak të vështirë të ingranohet në jetën e natës këtu, pasi vjen nga Tajlanda, vendi që shquhet për turizmin dhe argëtimet pa fund. Duket si një miqësi e re kjo e krijuar mes të treve dhe shkak është bërë siç duket Olsi i BB1.

Ervini dhe motra e Ermelës, gjithmonë bashkë

Ashtu siç e kemi parë në spektakël, duket se Ervin Sinjari është i vendosur dhe pa asnjë mëdyshje për të vazhduar historinë e tij jashtë shtëpisë me Ermelën. Edhe pse ajo shprehu lëkundjen e saj për ta vazhduar ose jo këtë lidhje, ky i fundit ka shumë besim te vetja. Po ashtu, pro kësaj lidhje është dhe motra e Ermelës, Lori, e cila është parë të shoqërohet shpesh me Ervinin, duke i dhënë kështu mbështetjen e saj lidhjes së motrës. Siç e shihni në këtë foto, ata argëtohen shpesh bashkë, ndërsa janë fotografuar këtë fundjavë në club “Baroque”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura