“Nesër duhet të bëjmë më të mirën”, flet Pioli: Më duket sikur kam qenë këtu për një kohë të gjatë

Oct 19, 2019 | 15:56
SHPËRNDAJE

Milani do të luajë nesër në “San Siro” me Leçen, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm fitoren.piolii

Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp tekniku i ri i Milanit, Satefano Pioli, i cili zëvendësoi të larguarin Xhampaolo. Tekniku italian e pranon që nuk ka pasur kohën e duhur për të stërvitur skuadrën, por ai shprehet se nesër do të luajnë vetëm për 3 pikët.

“Nuk kemi pasur shumë ditë me skuadrën. Unë prisja që këtu të gjeja vëmendje dhe disponueshmëri, dhe i kam marrë këto përgjigje. Gjëja më e rëndësishme do të jetë performanca e nesërme. Çfarë më ka mahnitur në këto ditë? Atmosfera në Milanelo. Më duket sikur kam qenë këtu për një kohë të gjatë, sepse ka njerëz që e kanë në zemër Milanin. Ekipi duhet të luajë i bashkuar në fushë. Jam i sigurt që do të bëjmë një punë të mirë.

Biseda me Piontekun? Unë asnjëherë nuk kam pasur bisedë individuale me lojtarin. Unë i thash skuadrës që të kenë besim. Nëse jemi te Milani, do të thotë se ne kemi vlera dhe ato duhet t’i tregojmë në fushën e lojës. “, u shpreh Pioli.pioli1-e1571191030323

Gjithashtu ai foli edhe për kundërshtarin dhe tifozët, teksa u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një trajneri që bën një lojë shumë të mirë. Nesër do të ketë shumë tifozë, dhe ne kemi për detyrë të bëjmë më të mirën. Duhet ta bëjmë për veten tonë, për klubin dhe për tifozët, ne e dimë se si është renditja. Nëse mendojmë se nuk e meritojmë atë vend ku jemi, atëherë jemi në kohë për të reaguar.”, përfundoi italiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura