Nëse keni njërën nga këto shtatë shenja, me siguri vuani nga…

Aug 13, 2020 | 15:02
SHPËRNDAJE

Vetëvlerësimi i ulët mund t’ju pengojë ta shijoni jetën dhe mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor, gjë që mund të shkaktojë probleme, si depresion apo ankth, sipas specialistëve.

320650cb-1e13-4592-b8fe-7a62588d949b

Sipas “Bright Side”, këto janë shenjat që duhet të keni parasysh për të kuptuar nëse keni vetëvlerësim të ulët apo jo.

  1. Nuk pranoni komplimente.

Modestia është me të vërtetë një gjë e mirë, megjithatë, duhet të dini se deri në ç’sasi duhet të jeni të tillë. Nëse jeni shumë modest, do të thotë se nuk besoni mjaftueshëm në vetvete. Duhet të dini të pranoni komplimente rreth një pune të mirë që keni bërë.

  1. E konsideroni veten një njeri të zakonshëm.

Sjellja tipike e një personi që nuk e vlerëson veten aq sa duhet është të mos besojë se ia vlen. Këta persona mendojnë se nuk janë të aftë mjaftueshëm.

  1. Mendoni se të tjerët vënë re vetëm gjërat negative dhe ju gjykojnë.

Personat me vetëvlerësim të ulët e kritikojnë shpesh veten dhe mendojnë se edhe të tjerët mendojnë njëlloj si ta. Gjithashtu, mendojnë se të tjerët shohin vetëm gjërat negative dhe qeshin me to, edhe pse kjo mund të mos lidhet fare me realitetin.

  1. Gjithmonë i referoheni opinioneve të të tjerëve.

Një shenjë e sigurt që nuk besoni në vetvete është frika për të shprehur opinionet tuaja. Është më e thjeshtë t’u referoheni opinioneve të të tjerëve të cilët, në këndvështrimin tuaj, janë njerëz më autoritar, sepse i konsideroni më me vlerë se veten.

  1. Kurrë nuk e “llastoni” veten.

Njerëzit që nuk e vlerësojnë veten mjaftueshëm, rrallë bëjnë diçka për kënaqësinë e tyre. Ata mendojnë për një mijë arsye për të mos bërë diçka që duan ta bëjnë, edhe nëse do t’i bënte të ndiheshin më mirë dhe pak më të lumtur. Sidoqoftë, një mënyrë e mirë për të luftuar vetëvlerësimin e ulët është të bëni gjërat që vërtetë i dëshironi.

  1. E krahasoni veten me të tjerët, duke menduar se janë më të mirë se ju.

Nëse nuk kaloni as një minutë pa menduar se dikush tjetër është më i mirë se ju, atëherë keni shumë nevojë të përmirësoni nivelin e vetëvlerësimit. Psikologët sugjerojnë të ndaloni së krahasuari veten me të tjerë, pasi këto krahasime mund të bazohen në pretendime të pavërteta.

  1. Kurrë nuk provoni gjëra të reja, sepse keni frikë se dështoni.

Një person me vetëvlerësim të ulët ka shumë frikë nga dështimi dhe për këtë arsye dëshiron të ndjekë rrugën e përshkruar nga dikush tjetër më parë, në vend që të provojnë diçka të re. Këta njerëz janë shumë të ndjeshëm dhe dështimi që duket i padëmshëm, ul vetëvlerësimin e tyre dhe akoma më shumë vetëbesimin.

222483c7-0d33-4589-ac79-d66ed4f16c47 39c954a5-9c96-47b7-bc5a-2b181c5ac364 d43de118-26e3-4728-92db-b3460cd1e1ce c9e19f3e-de83-4d6a-be9b-b51332017d9b 117f378c-898a-4fc9-97d9-896aac731bdf 44ef94af-bf76-45bd-8aca-bb818db58649

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura