Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shkruan në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin ndonjë parti të veçantë në zgjedhje dhe as kandidatë të tillë.
Sipas saj, SHBA paralajmëron ata që tentojnë të blejnë votat dhe të frikësojnë votuesit.
“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”-shkruan Kim.
I see some misleading headlines. Please watch entire interview. ?? does NOT support any particular candidate or party – ?? supports the right of citizens to make their will known through their vote. ?? warns against those denying this right by buying votes or intimidating voters. https://t.co/a4QSVFz9hp
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 13, 2021
Reagimi vjen pas intervistës që ajo dha në TVSH, ku deklaroi midis të tjerash se shqiptarët “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë”.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale duke u përhapur gjerësisht.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al