Nënat e Kate Middleton dhe Meghan Markle sa të ndryshme aq edhe të njëjta

Sep 24, 2018 | 17:07
SHPËRNDAJE

Nëna e Meghan Markle ka pushtuar skenën, ndërsa nëna e Kate ka preferuar gjithmonë të qëndrojë në hije. Të dyja borgjeze, sportive dhe të vëmendshme ndaj detajeve. Nëse dikush ka planifikuar të ardhmen e vajzës së saj, tjetra ka lënë vend për shans. Portreti i vërtetë i dy vjehrrave.

kate-S1

Meghan Markle tashmë ka përfshirë dhe nënën e saj në një aktivitet zyrtar mbretërore. Doria Ragland, afrikano-amerikane, është shoqëruar nga vajza e saj dhe dhëndri Harry, gjatë një ceremonie të organizuar në kopshtet e Kensigton Palace, për promovimin e një libri kuzhine multietnik, Together, Our Community Cookbook, i cili mbledh histori dhe receta të grave të përfshira në katastrofën e Kullës së Grenfell në Londër, e cila u përfshi nga zjarri më 14 qershor 2017. Ky është projekti i parë i promovuar drejtpërsëdrejti nga dukesha e Sussex. Kjo është arsyeja pse ajo donte pranë saj nënën dhe burrin.

Doria, e cila jeton në Los Angeles, dukej e qetë. Të ftuarit i përshëndeti thjeshtë: “Hi, unë jam nëna e Megit”. Pas ndarjes nga i famshmi Thomas Markle, Doria e ka rritur Meghanin vetëm, duke transmetuar tek ajo pasionin për sport dhe vëmendjen ndaj të tjerëve.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/nenat-e-kate-middleton-dhe-meghan-markle-sa-te-ndryshme-aq-edhe-te-njejta/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura